Tashmë është zyrtare. Klubi i Milanit ka zyrtarizuar ditën e sotme, axhendën për datën 10 gusht. Kuqezinjtë kanë pranuar ftesën e Feronikelit, dhe do të zbarkojnë në Kosovës pas rreth 1 muaji, për një takim miqësor.


Të shtunën e 10 gushtit, Feronikeli do të presë Milanin në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Milani numëron një numër të madh tifozësh në Kosovë, por edhe në Shqipëri, dhe të shumtë mund të jenë ata që kanë dëshirë të udhëtojnë drejt Prishtinës, për të parë nga afër disa nga lojtarët e “Djallit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here