Le ta themi troç, pushimet për lojtarët e Milanit janë drejt fundit. Do të ketë nga ata që do të vonohen edhe pak sepse kanë qenë të impenjuar me kombëtaret, por shumica e organikës të martën do të jenë në urdhrat e Marko Xhampaolos. Trajneri i ri është gati të ndezë një makinë që ende nuk është ndërtuar plotësisht, ndaj përpara se të nisë udhëtimin, më ndihmën e eprorëve, duhet të qartësojë edhe idetë.

PIKËPYETJE – Në një ambient me lojtarë të rinj, siguria e parë e Marko Xhampaolos quhet “4-3-1-2”. Trajneri e ka të qartë modulin fillestar, por nuk njeh përbërësit. Kush funksionon e kush jo. I kudondodhur, Borini nuk duhet nëse do të qëndrojë e aq më pak Kastijeho, për të cilin çdo ditë bien sirena spanjolle. Javët e para të përgatitjeve do të hedhin më shumë dritë mbi idetë e trajnerit, i cili, nga ana e tij, dëshiron t’u dhurojë nga një shans të gjithëve. As Bilia nuk e ka të sigurt qëndrimin, teksa Çalhanoglu mund të testohet, pikërisht në rolin e argjentinasit. Mungesa dhe vonesat do të shërbejnë për të provuar, ndaj nuk është e thënë që të gjenden vetëm mangësi, aq më tepër në një moment ku këmbët janë të rënda nga ngarkesa e stërvitjeve.

XHIXHO PRET – Xhanluixhi Donaruma paguhet për të pritur goditjet, por aktualisht qëndron në pritje të vendimeve të Milanit. Me një ofertë prej 55 milionë eurosh, klubi do ta sakrifikonte pa shumë pengje, aq më tepër nëse llogariten edhe 24 milionë eurot, që do të kurseheshin duke hequr nga borderoja rrogën e tij. PSG-ja e dëshiron 20-vjeçarin, por oferta (Areola + 20 milionë euro) nuk kënaq askënd brenda “Casa Milan”.

Ashtu si Xhixho, në pritje, është edhe Dejan Lovren. Kroati joshet nga ideja kuqezi, por 20 milionët që Liverpulit pret të arkëtojë, cilësohen të tepërta. Duhet një mbrojtje qendre dhe kroati do të jetë një zgjedhje e detyruar nëse nuk gjenden alternativa me kosto më të ulët. E njëjta gjë vlen për krahun e majtë. Maldini kërkon risi dhe pas Hernandez mund të afrojë një mëngjarash tjetër, pas për Striniç, Laksalt dhe Rodirgez nuk ka më vend në “Milanello”.

MESFUSHA – Pa dyshim, mesi i fushës është edhe shqetësimi më i madh te kuqezinjtë. Veretu, Sebajos e së fundmi Benaser. Njëri nga të tre nevojitet si ajri. Çështja ka qenë dhe mbeten te paratë. Milani nuk kërkon të nxitohet dhe lëvizja vendimtare pritet të ndodhë teksa skuadra do të jetë në grumbullim e sipër. Në rast se Maldini arrin të sistemojë, me parametrat e duhur ekonomikë, Kesin dhe Bilian, atëherë afrimet në mesfushë mund të jenë dy, me shpenzimet që do të mund të kalojnë pa problem edhe 50 milionë eurot.

ÇËSHTJA “KUTRO” – Patrik Kutrone nuk ka qenë kurrë problem për Milanin, por emri i tij përbën një çështje në klub. I shitshim për 25 milionë euro, sulmuesi do të ishte një sakrificë tjetër për hir të bilanceve. 21-vjeçari kërkon hapësirë, aq më tepër që Xhampaolo preferon skemën me dy sulmues. Krah Piontek, trajneri i ri “sheh” Andre Silvën, për të cilin ka edhe miratimin e krerëve kuqezi, të cilët nuk duan të zhvlerësojnë një lojtar që dy sezone më parë kushtoi 38 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here