Elegant dhe i mirëinformuar, student i drejtësisë dhe futbollist kampion. Kush, mua përfshirë, ka nisur të shikojë futboll në mesin e viteve ’90 e mban mend mirë emrin melodik Fernando Redondo, mesfushor simpatik në paraqitje dhe veprime te Real Madrid dhe kombëtarja argjentinase.

Model flokësh si Antonio Banderas në vitet më të mira dhe kontroll i mesit të fushës madrilene me trajnerët Capello, Heynckes e më vonë Vicente del Bosque, periudhë në të cilën Redondo fiton dy Champions League.

I lindur në një familje industrialistësh, Redondo rritet mes librave e topit dhe pikëpamjet e tij të majta nuk përputhen me ato të dy trajnerëve të kombëtares: Carlos Bilardo e Daniel Passarella. Me të parin nuk merr pjesë në Itali ’90 (versioni zyrtar: provimet në universitet), me të dytin humbet atë Francë ‘98 (versioni zyrtar: nuk pranonte të priste flokët me urdhër të trajnerit).

Më 2000 kalon te Milan. Me kuqezinjtë luan vetëm 16 ndeshje në 4 sezone për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju. Pjesën më të madhe të kohës refuzon të paguhet duke qenë se nuk i shërben dot skuadrës.

Largohet nga futbolli për pengun e shumë tifozëve të cilët do kishin dëshiruar t’a shijonin pak më gjatë klasin e “princit”, i cili sot festoon 49 vjetorin e lindjes…

 

Marre nga “Pjesa e trete”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here